Ndërron jetë aktori, Robert Downey

Aktori Robert Downey ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin u bë i ditur për fansat nga djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në Instagram.

Ai tregoi se i ati ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit prej më shumë se pesë vitesh dhe ndërroi jetë teksa flinte gjumë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Ai ishte një kineast i vërtetë. Sipas kalkulimeve të njerkës sime, ata ishin të lumtur bashkë në një martesë e cila zgjati për më shumë se 2.000 vjet”, ka shkruar Downey Jr. Robert Downey është i njohur për filmat “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”.

LEXO EDHE: Vdiq në moshën 23-vjeçare aktori, Daniel Mickelson