Ndërron jetë ikona e filmit, Olivia Newton John- vuante nga sëmundja e rëndë

olivia newton- john

Aktorja e mirënjohur Olivia Newton-John ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ylli i kult filmit “Grease”, ku kishte qenë protagonist përkrah John Travoltës, për 30 vjet ishte simbol i një beteje kundër sëmundjes së kancerit.

“Zonja Olivia Newton-John vdiq në paqe në rançin e saj në Kaliforni Jugore këtë mëngjes, e rrethuar me familjarë dhe miq”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga bashkëshorti i saj, John Easterling.

“Kërkojmë nga të gjithë që ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”.

Aktorja kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se po e luftonte kancerin në bazën e shpinës së saj, e që ishte hera e tretë që ajo përballej me këtë sëmundje./klankosova

Olivia Newton-John dhe John Travolta

ObserverKult

Lexo edhe:

”PRETTY WOMAN”, NJË MAGJI E PAPËRSËRITSHME

Kanë kaluar 40 vjet nga filmi ”An officer and a gentleman” dhe 32 nga ”Pretty woman”, por për Richard Gere, 73 vjeç, koha duket se ka ndalur.

Këmishë bojë qielli, pantallona të errëta dhe flokë të bardhë të prerë shkurt… Aktori amerikan, mik i Dalai Lamës dhe një budist i bindur, i ftuar nderi i Festivalit të Filmit ”Magna Grecia”, duket vërtet si një djalë.

”Një rixhirim i “Pretty woman”? Ka kaluar shumë kohë që kur filmi “Pretty Women” u shfaq për herë të parë dhe disa herë, i njëjti regjisor, Garry Marshall, më ka propozuar një ribërje të mundshme. Ai madje ka imagjinuar edhe zhvillime të çuditshme, por në fund nuk është bërë asgjë”, thotë Gere.

”Në fillim askush nuk e priste një sukses të tillë. Një film i aftë për të krijuar një formë të tillë identifikimi. “Pretty woman” ishte një magji. Një formë e të dashuruarit. Nuk e di pse bie në dashuri me dikë, por ndodh”, thekson aktori i thinjur.

“Unë jam tashmë një dinozaur i ekranit të vogël dhe jam gjithashtu i lumtur që jam i tillë. Nga ana tjetër, as që mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në kinema. Dhe kjo për shkak të Covid-19, por jo vetëm”, përfundon ai.