Këngëtari i “Il Divo”, Carlos Marin, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur për fansat nga grupi përmes një postimi në rrjete sociale. “Me zemër të thyer po ju bëjmë me dije se shoku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’i mungojë miqve, familjes dhe fansave të tij. Për 17 vjet ne të katër kemi qenë së bashku në këtë udhëtim të pabesueshëm të Il Divo dhe do të na mungojë miku ynë i dashur.”, shkruhej në postim.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes por sipas mediave spanjolle Marín ishte intubuar pasi u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv në Manchester./lapsi.al
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
(VIDEO) ENEDA TARIFA KËNDON POEZINË E DRITA ÇOMOS, POETES QË E MORI VDEKJA HERET
Drita Çomo u lind më 19 mars 1958 në Tiranë. Prindërit e saj u akuzuan për spiunazh ndaj Partisë se Punës për BRSS.
Nëna e saj, Liri Belishova një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste u internua në Kuç afër Vlores. Më pastaj u internua s♪rish ne Progonat dhe në fund në Cërrik.
E gjitha kjo bashkë me Dritën e cila ishte vetëm 2 vjeçare.
Babai Maqo Çomo udhëheqës partizan e më vonë ministër i Bujqësisë, u burgos me 30 vite burg.
Në Cerrik Drita mbaroi shkollën e mesme. Por për shkak të kancerit progresiv ajo nuk e dha provimin e maturës. Në moshën 23 vjeçare ajo vdiq në një spital në Tiranë.
Në vitet e fundit të jetës së saj Drita Çomo mbante një ditar, i cili ishte një procesverbal i ngjarjeve që kishin të bënin me qëndrimin në një vend të izolimit. Ajo la gjithashtu dhjetëra poema, të shkruara në vitet 1975-1981, të cilat janë një histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe magjepsjesh nga rinia.
Krijimet e saj u botuan ne librin me titullin “Dritë që vjen nga humnera” .
Këngëtarja Eneda Tarifa ka realizuar këngën “Dashuri siberiane”, një poezi e ndjerë kjo e shkruar nga Drita Çomo.
Kënga është një kompozim i Edmond Rrapit.
“Gjithçka nisi nga Petrit Çomo, vëllai i autores së poezisë, Drita Çomo, e cila nuk jeton më. Emri i saj lidhet me mamanë, Liri Belishova, një familje që u persekutua nga monizmi. Vetë Drita u nda nga jeta në moshe të re, 23 vjeçe, por që la perla. Po të kishte jetuar do ishte padiskutim poetesha më e mirë e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.