Ndoc Gjetja: Puthja ka mbetur ilegale

Ndoc Gjetja
Ndoc Gjetja - foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993

Ndoc Gjetja: Puthja

Sa gjëra të shëmtuara si grindja dhe sharja
ndodhin në mesin e rrugës së madhe
po ajo më njerëzorja
më e madhërishmja, me hyjnorja
puthja
ka mbetur ilegale.

ObserverKult


Lexo edhe:

PUTHJA E TINKA KURTIT ME NAIM FRASHËRIN, HISTORIA E TË PARËS PUTHJE NË FILMIN SHQIPTAR

Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti jo pak herë e ka kujtuar një puthje në jetën e saj. Puthja e saj me Naim Frashërin ishte e para puthje në një film shqiptar,. kjo e theu një tabu të asaj kohe për mentalitetin sidomos shumë tradicional.

“Është e vërtetë dhe kjo më bën krenare. Nuk pata asnjë hezitim kur tek filmi “Tana”, nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri, është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar- kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë.

Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla që tashmë janë të zakonshme.” tregoi kohë më parë aktorja Tinka Kurti.

“Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Madje ju them se për të bërë atë puthje, na u desh të realizonim 29 dubla, fatkeqësisht skenën e hoqën më pas. Zemërohem me vete dhe them: “Mirë atëherë që nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, përse nuk jepet puthja ime me Naim Frashërin?”

Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore. Jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë që shkela çdo bestytni për të realizuar rolin dhe këtë nuk e bënte çdo femër aktore” tregon Kurti.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult