Pa ju ne jemi gjysma njerzish
se ju për ne jeni gjysma tjetër
Tek dashuria bëhemi të plotë
as te mangët e as të tepërt
Sikur të dija të thurja sentenca
ashtu siç fatmirësisht bën Saadiu
Juve do t’ju jepja metaforën Vreshta
Për vete do të mbaja metaforën Shiu.