Tani Penelopa nuk e pret Uliksin
as deri në të ngrysur të ditës
në një weekend ajo luan bishtin
me të gjithë mëtonjësit dhe turistët.
Uliksi arriti në brigjet angleze
dhe s’do t’ia dijë nëse ka Itakë
Circja e bukur për vete s’e bëri
por një pronare e vyshkur, plakë.
Edhe i biri, Telemaku, bastardi
nuk e kërkoi deri në fund babanë,
një ditë prej ditësh iu ftoh krejt malli
kur takoi në rrugë Paranë.
Një fat më i mirë se ky s’i qeshi
as fisnikut dhe tersit Don Kishot,
të ëndërruarën e tij, Dulqinjën e gjeti
në lagjen Pigal, te një Seksshop.
Dhe Sanço Pançës gomari i ngordhi
gazetat dhanë lajmin që bleu një Benz
te një tavernë ka shtruar globin
kërkon ta futë të tërin në plënc
ObserverKult
Kliko edhe:
JETA E VËSHTIRË E POETIT TË MADH: NDOC GJETJA I DËSHPËRUAR DHE I BRAKTISUR…KUJTIMET…