Ndonjëherë do të vij në gjumë,
si një vizitor i largët e i paftuar…
Dhe ti, mos më lër në rrugë, të lutem shumë,
me lloz, mos ma mbyll portën e uruar.
Do hyj pa zhurmë, pa do ulem qetë,
në terr, fytyrën tënde do vështroj.
Dhe si të t’kem vështruar…lehtë-lehtë
do të të përqafoj, pastaj do të shkoj.
Në shqip: Myzafer Xhaxhiu
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE KARL GEGA, I FAMSHËM KRAHAS MOXARTIT…
Nga Albert Vataj
Hekurudha e Semeringut, sfida e inxhinierisë së fundshekullit XIX ka në vetveten e qenësishme një ndër më të kurajshmit të inxhinierisë, gjeniun me prindër shqiptar, Karl Gega, figurë e shquar shqiptare e teknikës hekurudhore në shek. XIX, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së famshme të Semmeringut.
Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860, duke vrarë veten nga dëshpërimi.
Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman. Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe.
Mbasi kreu një kolegj për filizofi e matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë.
Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”. Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Ai punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos.
Gjatë periudhës 1824-30 në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri në vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave pranë drejtorisë së bujqësisë në Venedik….
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU