‘Dhe ju po shkoni,
Bylbyla kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallëndysha, ju!
Deken mêndova
Se m’vjen kúr do;
Se m’lêni vetun
S mêndova, jo.
Por, mâ fort zêmren
M’a brén nji idhnim:
Çérdhet qi i lêni
Kujdesit t’im.
Ndoshta, kúr t’ktheni
Mue vorri m’mba,
E ju kerkoni
Çérdhen qi s à!
*Titulli i origjinalit: “Vjeshta”
ObserverKult
Lexo edhe: