Ndriçim Ademaj: Epitaf për brezin tim

Le të thonë për ne,
kur të kalojnë këndej;

Ata ishin të vetmit flokëgjatë
kur vendi i kapur për gryke
nga njerëz me gërshërë në dorë
ish më tepër burg se shtëpi,

Ata ishin, të vetmit këndej pari
me ëndrra më të shprishura se mjekrat
që lindnin të plakur dhe vdisnin të rinj…

Le të thonë për ne, kush të kalojë këndej;
ata flisnin për të ardhmen
e dëgjonin “Yesterday”…

(“Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, Pegi, 2015)