Poezi nga Ndriçim Ademaj
Unë e di që të pata dashur njëherë,
një datë që s’e mbaj mend mirë…
Ishte ftohtë atë natë
do të ketë dimër, gjithsesi
e palarë, e paemër
pa parfum dhe birrë,
njëqind herë e çshenjtëruar,
po, unë të pata dashur
më shumë se krejt shenjtët e botës…
Po, të pata pritur gjatë,
e ti s’pate ndejt gjatë,
ashtu- kështu do të bënim të zakonshmen
ta thithnim atë pak dashuri nga lëkurat e djersira
e pastaj të t’thoja
“Natën e mirë, je më e mirë se ajo!”
Unë të pata dashur njëherë
në një datë që s’e mbaj mend mirë…
Më shumë se krejt shenjtët e botës,
impotentët që s’kanë ditur kurrë të duhen ashtu si ne
e çka kanë bërë ata kur ti çmendeshe në orgazëm?
Kanë dhuruar lule, kanë renditur fjalë
për të dashurat e tyre shterpe…
Ti ishe aq pjellore
dhe nuk doje një të tillë atëherë,
prandaj më doje
mua flokëshprishurin
mëkatarin e çshenjtëruar për ty
njëqind herë…
Ne e dinim
dashuria ishte vec një kurvë ordinere
dhe ne ishim të tillë,
jo të shenjtë sic duhej të ishte ajo ditë…
Unë e di që të pata dashur njëherë,
një datë që s’e mbaj mend mirë
dhe ti s’e ke harruar, e di…
ObserverKult
——————–