Në Ditën e Mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë

Nxënësja e klasës së pestë të ShFMU “Pavarësia”, Era Sinani, ka promovuar librin “Erë pranvere” në Ditën e Mësuesit.

Mësuesja e saj, Afërdita Sermaxhaj, në një fjalim hyrës e quajti ditë të rëndësishme jo vetëm për Erën, por edhe për klasën e saj promovimin e librit të parë të saj.

Në këtë manifestim në të cilën ishin drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari e punonjës të arsimit, mësuesja Sermaxhaj tha se nxënësja Era qysh në ditët e para kur erdhi në klasë të parë shfaqi interesimin e saj për gjuhën, matematikën, por nuk u ndal me kaq, zhvilloi edhe pasionet e saj leximin, shkrimin, baletin, muzikën dhe artin.

“Si bletë punëtore që mbledh nektarin lule më lule, ashtu edhe Era ka mbledhur poezitë e saj të cilat i ka shkruar që nga mosha 6-vjeçare. Libri “Erë pranvere” i poeteshës sonë të re, Era Sinani, është një përmbledhje me poezi, në të cilin ajo përshkruan natyrën, stinët e vitit, pa e harruar as shkollën e librin dhe dashurinë që ka për to. Ajo i kushton poezi edhe figurave të rëndësishme të historisë , duke mos harruar as gjyshërit e saj, pjesë të historisë familjare”, tha ajo.

Mësuese Afërdita, duke i uruar shëndet, sukses në mësime, beson se ky libër që do të jetë në duart e arta të fëmijëve dhe do të jetë një motiv për Erën që ajo të vazhdojë të shkruajë edhe më tej.

Ndërkaq autorja, Era Sinani, duke i përshëndetur të pranishmit, uroi festën e 7 marsit për të gjithë mësimdhënësit dhe respekt i përjetshëm për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukim e shumë gjeneratave.

Duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, si dhe familjen e cila i ka dhënë mbështetje, tha se një falënderim të përzemërt shkon edhe për mësuesen Afërdita, e cila e mësoi, edukoi dhe e motivoi përherë.

Ajo tha se filloj të shkruaj poezi që nga mosha 6 vjeçare dhe disa nga këto poezi i ka zgjedhur për librin e saj të parë me titullin “Erë pranvere”.

“Në këtë libër jam munduar të shpalos përjetimet dhe imagjinatën time me një gjuhë shumë të kuptueshme dhe të lehtë duke prekur larmi temash, duke filluar nga natyra, ngjyrat e stinëve, frutat dhe dobitë e tyre, i kam shkruar shkollës e librit, pa harruar edhe lulet e gjyshes sime.

Gjithashtu jam munduar me pak vargje të përshkruaj kontributin dhe vlerën e mësuese Afërdita, duke e shprehur dashurinë që kam për të. Po ashtu me pak vargje jam munduar ta përshkruaj vëllain tim Blinin që është shumë i ëmbël”, tha ajo.

Nisur nga ngjarjet që i ka treguar gjyshi dhe babai për luftën, UÇK-në, vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë që ne të jemi të lirë, ajo ia ka kushtuar një poezi të titulluar “Gjyshi m’ka tregue”, për të shprehur dashurinë që ka ndaj atdheut.

Ajo në fund, lexoi dy poezi të cilat u përcollën me duartrokitje.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT SHVARC: SYTË E TU, E DASHTUN, JANË TË PËRLOTUN

Sytë e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Sytë e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë …

Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë,
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë

Dhe kam vra, sepse kam dashunue,
Dashuninë që s’ishte dashuni
Dhe kam pëmbysë me hov të çmendun,
Kështjella fantazish që kisha ngrefun
Në trunin tem të smuet e n’zemrën teme t’lodhun,
Për me gjetë ndër mija sy
dy sy, e dashtun, si tuejat, të përlotun …

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


pjerin ndreka

PJERIN NDREKA: THIRRA EMNIN TAND…

Poezi nga Pjerin Ndreka

Thirra emnin tand, era ma ktheu jeh n’sy,
testament i shkruem n’diell.
Sytë e mi kanë nevojë për dritë.
Shpirti yt kcen me erën.
Dashnia hyjnore kalon n’mija udhkryqe,
e jona ndezet n’dy palë sy.
Ti erdhe për festën tande, dashni,
veshë me vetima e bumullima,
veshë me stuhi e dallgë të forta.
Unë të due deri n’zemër t’stuhisë.
Unë të due deri n’vetimën e synit
e n’bumullimën e shpirtit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult