Në Harvard mësohet edhe shqipja, flet pedagogia: Kjo është një ngjarje shumë e madhe, shteti të zgjohet

Në Universitetin e Harvardit tashmë është përfshirë për t’u mësuar edhe gjuha shqipe.

Pedagogia dhe gjuhëtarja Albana Deda e vlerësoi shumë të rëndësishme për shqipen dhe për popullin tonë këtë fakt.

“Kjo është një ngjarje e madhe. Gjuha shqipe në Harvard tashmë do të ketë nivelet e saj: fillestare, mesatare dhe e avancuar.

Edhe pse është një lëndë me zgjedhje, sërish kjo mbetet shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë, sa i përket dhe promovimit të vendit tonë në njërin prej universiteteve më të rëndësishëm botërorë.

Dhe vendi ynë tashmë pikërisht për shkak të mësimit të gjuhës tonë do të nxisë dhe do të rrisë kuriozitetin tek studentët e huaj të cilët do të kenë mundësi për të mësuar më shumë për Shqipërinë.

Gjuha shqipe duhet të mësohet edhe nga fëmijët e shqiptarëve që janë jashtë shtetit.

Nga ana tjetër, shteti shqiptar duhet të financojë edhe më shumë në këtë drejtim. Kjo, pasi që për promovimin e shqipes duhen shumë punë dhe investimeve si me libra dhe tekste, po ashtu dhe me stafe mësuesish.

Po ashtu duhen më shumë financime për rishikimin e gjuhës shqipe”. kështu u shpreh ndër tjera pedagogia dhe gjuhëtarja Deda./oranenews

ObserverKult

Albana Deda

Lexo edhe:

GJUHA SHQIPE FUTET SI LËNDË NË HARVARD, MERITË E STUDENTES SHQIPTARE (VIDEO)

Universiteti i Havardit në semestrin e ri ka futur edhe mësimin e gjuhës shqipe. Revista Harvard Magazine shkruan se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi. Kjo studente u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitet më prestigjioze.

Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard.

E rritur në SHBA, ajo mësoi të fliste gjuhën shqipe në mënyrë jo formale në shtëpi, por e kishte të vështirë ta ruante gjuhën pavarësisht dëshirës së saj të madhe për ta bërë këtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult