“Fotografi e vjetër”, poezi nga Kiki Dimoula
(monolog)
Mbaj nji lule ndër duer,
e çuditshme,
në jetën teme paska pasë dikur,
nji bahçe plot.
E në njenen dorë,
me bindje e krenari,
mbaj nji gur,
pa nënkuptime e ndrojtje,
vetëm paralajmërim ndryshimesh,
shije në ngut,
për vetëmbrojtje.
Siç duket, në jetën teme,
paska kalue naivitet dikur.
Buzëqeshi në heshtje,
e harku i thyem i këtij buzagazi,
si zbrazëtia e nji dëshire,
më ngjason me shigjetë,
e tendosun perfekt,
drejtë në shenjë, me u gjetë,
gati me u lëshue.
Siç duket, në jetën teme,
paskam pasë nji qëllim, dikur.
Shikimi jem, i zhytun,
në mëkatin shekullor,
në frutin e ndaluem,
e hija jeme, nji lojë diellore,
veshun me dyshime,
e ngopun në pritshmëri,
e rrëfime.
Siç duket, në jetën teme,
të paskam besue fort,
dikur.
Por ka nji greminë mes nesh,
e unë, i qëndroj përbri,
siç duket hala kam shpresë,
për nji takim të ri,
ngado që të jesh,
ke marrë rrugën,
të vish, e të më kesh,
o vetja jeme.
Siç duket, në ekzistencën teme,
paska kalue jetë, dikur!
E përktheu: Jasmina Kotrri
ObserverKult
Lexo edhe:
JASMINA KOTRRI: TI LINDE NË NJI DITË ME MUE
Ti linde në nji ditë me mue,
anipse kishe lindë sa herë,
mbi rrënojat e trupit tand,
të coptuem me shekuj.
Filiz i ri, nga degë e djegun,
në trungun e jetës,
por që pa jetë,
të la vazhdimisht.
Ti linde sa herë,
e në prag të nusërisë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU