
Në kafenenë Sara Bernar
Unë dhe miku im Pjer Bajar
Në kafenenë Sara Bernar.
Nga fotot me shikim na josh
Diva e vjetër – divin mensonge.
Nga fotot me shikim na josh.
Në kafenenë Sara Bernar
Tek rrjedh lëfyti sylynjar.
Në kafenenë Sara Bernar.
Një çift i ri puthet në lozhë
Poshtë divës divin mensonge.
Një çift i ri puthet në lozhë.
E qepim gojën s’kemi fjalë
Unë dhe im mik Pjer Bajar.
E qepim gojën s’kemi fjalë.
Në kafenenë Sara Bernar.
(Paris, 2002)
*Sarah Bernhardt (1884-1923), aktore franceze.
*Divin mensonge – gënjeshtër hyjnore.
ObserverKult
Lexo edhe:






