reklamë

“Në kafenenë Sara Bernar”, poezi nga Agim Vinca

Agim Vinca

Në kafenenë Sara Bernar
Unë dhe miku im Pjer Bajar
Në kafenenë Sara Bernar.

Nga fotot me shikim na josh
Diva e vjetër – divin mensonge.
Nga fotot me shikim na josh.

Në kafenenë Sara Bernar
Tek rrjedh lëfyti sylynjar.
Në kafenenë Sara Bernar.

Një çift i ri puthet në lozhë
Poshtë divës divin mensonge.
Një çift i ri puthet në lozhë.

E qepim gojën s’kemi fjalë
Unë dhe im mik Pjer Bajar.
E qepim gojën s’kemi fjalë.

Në kafenenë Sara Bernar.

(Paris, 2002)

*Sarah Bernhardt (1884-1923), aktore franceze.
*Divin mensonge – gënjeshtër hyjnore.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM VINCA: EVA E ËNDRRAVE TONA