Në këtë botë duhet të jesh i çmendur, përndryshe çmendesh!

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Në një botë të çmendurish, vetëm të çmendurit janë shëndosh mendërisht./ Akira Kurosawa

Çmenduri është të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë duke pritur rezultate të ndryshme./ Albert Einstein

A e ke vënë re se kushdo që e nget makinën më ngadalë se ti është budalla, por kushdo që e nget më shpejt është i çmendur?/ George Carlin

Mund të mas lëvizjen e trupave qiellorë, jo çmendurinë njerëzore./ Isaac Newton

Në këtë botë duhet të jesh i çmendur, përndryshe çmendesh./ Leopold Fechtner

Ka gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri./ Friedrich Nietzsche

Vendi ku optimizmi lulëzon më shumë se kudo tjetër është çmendina./ Havelock Ellis/

ObserverKult

—————————————————-

Lexo edhe :

DASHURIA ËSHTË ÇMENDURIA E TË MENÇURIT DHE MENÇURIA E TË ÇMENDURIT