Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ekspozita “Motrat tona” e artistes, Ms. Indefinite

Ekspozita “Motrat tona” e artistes Ms. Indefinite vjen më 25 nëntor në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës, si një ngjarje artistike që lidh artin me vetdijesimin kundër dhunës ndaj gruas, duke përdorur videoinstalime, instalacione dhe performanca si forma të fuqishme për të shprehur mesazhe kundër dhunës gjinore.

“Ekspozita motërzon pikturën shqiptare “Motra Tone”, të piktorit Kolë Idromeno dhe do të hapet në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore””, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ekspozitën mund ta vizitoni deri më 4 dhjetor.

ObserverKult


Lexo edhe:

ERZEN SHKOLOLLI, KURATOR I EDICIONIT TË PESTË TË AUTOSTRADA BIENNALE

Erzen Shkololli është përzgjedhur kurator i edicionit të 5-të të Autostradës Biennale në Prizren, i cili do të mbahet prej 5 korrikut deri më 5 tetor 2025.

Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Aktualisht, ai është kurator i përgjithshëm i galerisë Cukarna në Ljubljanë. Shkololli ka udhëhequr suksesshëm disa institucione të artit, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë (2018–2022) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës (2011–2015), njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU