Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë…

Më poshtë janë disa nga thëniet më të mira të Dostojevskit:

Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.

Njeriu është i prirë ti numëroj telashet, por jo kënaqësitë.

Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm.

Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.

Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.

Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person. Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë.

Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.

Nevojitet më shumë se inteligjenca për të bërë një veprim inteligjent.

Shpirti shërohet duke u shoqëruar me fëmijë.

Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.

Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se thënia e të vërtetës, ndërsa asgjë më e lehtë sesa lajka.

Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.

Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët që jeni ndjerë të fyer; mund të përfundoni duke mos lënë asnjë hapësirë për momentet e mrekullueshme që keni përjetuar.

ObserverKult