Agolli: Shqipëria ka vetëm një kandidat për çmimin “Nobel”- ai është Ismail Kadare

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Dritëro Agolli:

-Ka shkrimtarë që kalojnë në krijimtari tri faza: fazën e luanit, fazën e urithit dhe fazën e dhelprës.

-Shkrimtari i madh -fatkeqësia e të voglit.

-Nuk ka letërsi vetëm me një shkrimtar të madh , ashtu siç nuk ka det vetëm me një peshk.

-Në rini libri përpihet, në pleqëri përtypet me dhëmbë të vënë.

-Nuk ka më pak shkrimtarë diktatorë në letërsi, sesa politikanë diktatorë në shoqëri.

Shqipëria dhe letërsia shqipe ka vetëm një kandidat për çmimin “Nobel”. Ai është Ismail Kadare dhe atij i takon edhe kandidimi, por edhe fitimi i këtij çmimi. Unë nuk mund të jem një kandidat i dytë nga Shqipëria për këtë çmim”

-Çdo vend ka dy letërsi: njëra që merr kredi nga populli dhe ia kthen me këste, dhe tjetra që nuk shlyen asnjë këst 

-Shkrimtari i madh është peshkaqen. Ai një ditë i ha edhe ata të vegjëlit që e lavdërojnë, pasi nuk ngopet me lavdërime./

ObserverKult

Lexo edhe:


JORGE LUIS BORGES: LIBRI ËSHTË ZGJATIM I KUJTESËS DHE IMAGJINATËS!

është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Ndër instrumentet e shumtë të njeriut, më i mahnitshmi, pa dyshim është libri. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i pamjes; telefoni është zgjatim i zërit; kemi edhe parmendën dhe shpatën, kuptohet zgjatime të krahut. Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe imagjinatës.

Në librin “Cezari dhe Kleopatra”, Bernard Shaw thotë për bibliotekën e Aleksandrisë se ajo është kujtesa e njerëzimit. Por libri ka diçka më tepër. Ai është edhe imagjinata e tij. Sepse a nuk është e kaluara jonë një seri ëndrrash? Ç’ndryshim mund të ketë midis kujtoj ëndrrat dhe kujtoj të kaluarën. I tillë është funksioni që kryen libri.

Tekstin e plotë e gjeni KETU