“CODE3”, ekspozita e artistit nga Kosova, Kamuran Goranci, me gjurmë të forta të ekspresionizmit abstrakt të shkollës artistike të Prishtinës, u hap për të gjithë artdashësit në Shkodër.
E kodifikuar kjo ekspozitë solli në ditën e Pavarësisë së Kosovës, 20 piktura dhe një larmishmëri ngjyrash të cilat ngjallin emocion.
Te tre ekspozitat e autorit, “Code 1-2-3” janë vepra të koduara profesionalisht të cilat mbartin një fjalkalim personal të vet piktorit.
Kamuran Goranci është një artist, piktor dhe producent, ku për vite me radhë ka drejtuar edhe institucionet e kulturës në Kosovë.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ topchanel
ObserverKult
Lexo edhe:
JULIA ROBERTS: SI MUND TË PRESËSH QË DIKUSH TË DOJË, KUR TI NUK E DO VETEN TËNDE?
Aktorja e njohur, Julia Roberts, ka shpërndarë kohë më parë një foto në profilin e saj privat pa makiazh, ku ka shkruar:
“Perfeksioni është një sëmundje e këtij shekulli, e mbulojmë fytyrën me dhjetëra kremëra, bëjmë botoks dhe e privojmë veten nga thjeshtësia perfekte.
Kërkojmë të rregullojmë gjërat e dukshme, ndërkohë që është shpirti ai që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, jo fytyra. Është koha për ne të reagojmë. Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde?”, thekson Julia Roberts.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL I ZGJEDHUR ME POEZI TË AZEM SHKRELIT: GURI I MARTINIT
Në 86 vjetorin e lindjes, poetja Naime Beqiraj ka përzgjedhur një cikël poezish të Azem Shkrelit, për të kujtuar e nderuar krijimtarinë e tij:
PRAPË UNË E AI GUR
Rugovë 1989
Prapë unë e ai gur një muranë një mur
Zëri qielli hapi përmbi maje rrapi
Hajla Kacuberri tek thërmohet terri
Lami Bajram Musa më pret te Tre Pusa
Tahir Ibra Taku me një ballë oxhaku
Rama Ramë Elezi koburet pas brezi
Rri e pi me llullë digjet tokë e kullë
Ma këndo gjeth ahu këngën maje krahu
Vegim mos m’i qeshe vitet mbi qeleshe
GURI I MARTINIT
M. Camajt
Miku i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale
Dhe sot pas sa vitësh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit
Më lër dhe pakëz, me lër, Guri i Martinit
T’ia mbaj dorën në krah si andej në Malësi
T’ia ftoh shkrumët e mallit e të mërgimit
Dhe do shkoj, s’do rrij
Pse gurët dhe poetët nëpër botë
I dashka të shpërndarë ky dhé i yni
Zi nuk mbajmë, po kurrë mos qofsh e kotë
Dhembje në Gur Martini
Lengrisë, shkurt, 1993
KASHELASHË PËR ATDHEUN
Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë
Në vargun me krushq atdheu është krushku i parë
Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari
Në kulm e në flamur është kumti e kremtja
Në kokën rënduar në mendime ai është mendimi
Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult