Poezia “Dua” nga Asdreni
Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s’dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!
ObserverKult
=====================
Lexo edhe:
“REVOLTA” E AKTORIT TË NJOHUR: SI U KATANDISËM KËSHTU, SOT BËN FILMA ERMALI, LUIZI DHE NOIZY
Personazhet e njohura të showbizzit shqiptar i kanë hyrë tashmë edhe kinematografisë. Kjo pasi këngëtarët dhe moderatorët kanë nisur projekte të reja për filma.
Ka qenë Ermal Mamaqi që nisi prodhimtarinë e tij me filma, ndërsa më pas kemi parë sesi dy personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 2, Luizi dhe Olta u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
E kjo radhë duket se po ndiqet edhe nga Noizy, i cili në bashkëpunim me Blerim Destanin, pritet të publikojnë filmin me titullin “Trouble shooters”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU