“Në varrimin e Mehmet Shehut s’mori pjesë as e shoqja”- Përcjellja pa ceremoni zyrtare e ish-kryeministrit dhe hezitimi i familjarëve për të marrë pjesë

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu


Nga Afrim Imaj

Vetëm pak familjarë dhe tre-katër zyrtarë të Këshillit të Ministrave kanë marrë pjesë në varrimin e Mehmet Shehut, ish-kryemistrit komunist të vetvrarë në rrethana të dyshimta në dhjetorin e largët të vitit ’81.

Përtej asaj që parashikonte protokolli shtetëror për kësi rastesh, ceremonia e lamtumirës të numrit dy të regjimit është urdhëruar të bëhet vetëm me praninë e familjarëve në varrezën publike, në Sharrë, në Tiranë.

Nuk ka pasur për këtë asnjë njoftim zyrtar dhe nuk është zhvilluar asnjë veprimtari për varrimin e kryeminisrtit.

Gjithçka ka kaluar në fshehtësi të plotë, duke lënë mbrapa plot dilemma e mistere që ende gëlojnë në median e sotme. Ka ndodhur në atë përcjellje lamtumire që nuk ka marrë pjesë as e shoqja, Fiqirete Shehu dhe dy nga vëllezërit.

Mjaft nga dëshmitarët e kohës, thonë se gjithçka në atë myncyrë dirigjohej nga zyrat kryesore të Komitetit Qëndror të Partisë, prej nga vetëm pak ditë më vonë Mehmet Shehu do të shpallej poliagjent e tardhëtar.

I vetmi zyrtar që ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të kryeministrit ka qënë Kiço Kasapi.

Asokohe ishte sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të ministrave edhe ky i caktuar posaçërisht nga drejtuesit e lartë të shtetit.

Pak a shumë kjo ka qënë kronika e lamtumirës së Mehmet Shehut, i cilësuar si “armik i popullit”, për të cilin jo vetëm nuk kishte vend në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por nuk meritonte asnjë ceremoni zyrtare në përcjelljen e tij.

Gazeta “Panorama” boton sot kujtimet e ish-komandantit të Gardës Xhafer Peçi, vëllait të Mehmetit, Duro Shehu dhe të djalit Bashkim Shehu, të cilët sjellin përjetimet e tyre nga ato çaste dramatike e të pakuptimta për momentin.

Vonë shumë më vonë, propaganda komunsite teksa ka shigjetuar ishkryeministrin komunist me akuza nga më të rëndat në raport me besnikërinë për Partinë dhe popullin, ka lënë të kuptohen dhe arsyet e mosorganizimit të ceremonisë zyrtare për përcjelljen e lamtumirës të njërit prej figurave më të rëndësishme të regjimit….

Ngjarja që tronditi vendin

Vetvrasja e Mehmet Shehut erdhi si rrufe në qiell të pastër. Unë e njihja mirë, me të kisha raporte miqësore qysh nga vitet e luftës.

Lajmi për gjëmën e jashtëzakonshme si shumë të tjerë më zuri në befasi.

Ka qënë mëngjesi i datës 18 dhjetor, në mos gaboj aty rreth orës 8, kur operativi i Gardës së Republikës më njoftoi se duhej të shkoja sa më shpejt në Ministrinë e Brendshme.

Thirra shoferin dhe u nisa. Në rrugë e sipër me radio më njoftuan se duhej të shkoja te vila e Mehmet Shehut.

Vetëm në pak minuta sa mbërrita te vila e kryeministrit, u përballa me Kadri Hazbiun, ish-ministër i Mbrojtjes, Llambi Ziçishtin, ministër i Shëndetësisë dhe Xhule Çirakun.

Të tre dukeshin të prerë në fytyrë dhe të pushtuar nga një ndjenjë ankthi.

I pari më tërhoqi mënjanë Kadri Hazbiu dhe aty për aty më tha: “Mehmet Shehu ka vrarë veten, por kujdes se nuk duhet përhapur lajmi deri sa të sqarohet nga udhëheqja”. Vetëm kaq më shpjegoi Kadriu.

Pas tij, Xhule Çiraku më porositi për forcimin e gatishërisë. Se jemi në një situatë tejet delikate, përfundoi ai.

Qëndrova pak çaste para vilës së Mehmet Shehut dhe u largova për në zyrë ku më prisnin vartësit me të cilët duhej të realizoja një plan të veçantë masash.

Pak më vonë më telefonoi Kadriu dhe më përsëriti kujdesin që duhej treguar në kapërcimin e situatës së beftë…

Varrimi në ilegalitet i kryeministrit

Nuk pati ceremoni zyrtare për varrimin e Mehmet Shehut. Me sa dukej shpjegimet për këtë vinin drejtpërdrejt nga kupola e Komitetit Qëndror.

Nuk do kishte shtrat topi, nuk do kishte roje nderi, nuk do kishte pushkatarë për të shkrepur armët në përcjelljen e përmotshme.

Pra, ne si Gardë që i realizonim këto në raste të tilla, nuk do kishim detyrime në varrimin e Kryeministrit që me sa dukej ishte vendosur që të varrosej si njeri i thjeshtë.

Megjithatë, një moment më thirri Kiço Kasapi, që atëherë kryente detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe më tha se duhej ti vinim dhjetë ushtarë në dispozicion që duheshin për të transportuar trupin e Mehmet Shehut nga shtëpia te makina e funeralit të komunales.

E mbaj mend si tani atë ditë. Binte shi me suferinë dhe frynte një erë e tërbuar.

Teksa po qëndroja në zyrë njëri nga oficerët e shtabit më tha se dikush nga familja e kryeministrit kishte telefonuar dhe kërkonte makinën e Fiqiretit. Ishte diçka me spec.

Kur behej fjalë për një mort të thjeshtë, çfarë duhej makina zyrtare? Sidoqoftë, telefonova në ministri dhe më thanë që makina të mos dalë.

Ashtu bëra dhe prisja nga shërbimet për problemet që mund të dilnin nga ceremonia e pazakontë.

E vërteta është se në atë përcjellje morën pjesë vetëm shtatë veta, tre katër familjarë dhe tre pjestarë të administratës së Kryeministrisë.

Bile siç e mora vesh atë ditë nuk kishte marrë pjesë as e shoqja, Fiqretit, po hajde ta kuptoje pse…/panorama.com

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: TI IKE UDHËS SË PAFUNDME…

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejlekët ikën, fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

Ç’të bëj, po them me veten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut.

Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë, e di, do të më ngelet
I ftohtë medalioni i hënës

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


mërzitur testamenti poezi nga dritero agollit

DRITËRO AGOLLI: I HUMBA TË GJITHA, PO LYPËS S’U KTHEVA!

I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.
Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.

ObserverKult