Në vendin tonë i vrasin gratë miku jem. E sot forumet, lëvizjet, grupet online kanë me u çjerrë tuj kërku drejtësi.
Nga Arjola Zadrima
Sot gratë kanë një dhimbë në gjoks, sot vajzat kanë një pasiguri ma shumë.
Jo veç sot, por ma shumë sot.
Burrat e kalojnë si një lajm të zakonshëm. Jo të gjithë. E kapërdijnë pa ju vra stomakun. E lexojnë si lajm e sapo u kalon përbri të hedhin ndonjë fjalë të pakëndshme.
Unë në rrugët e qytetit tem, disi lexova do tituj gazetash ku vrasësi cilësohet si i sëmurë mendor.
Po kush ja u thotë fëmijëve këtë?
Pronave?
Njerëzve të afërt, atyne që nuk duen me jetu ma?
Kush?
Shikjo miku jem asnjiherë nuk e kam kuptu pse në Shqpni të sëmurët mendorë vrasin gra?
E çuditshme, e jo vetëm.
Ende nuk e kam kuptu pse sa herë troket në dyert e drejtësisë një pjesë e mirë e atyne që zbatojmë ligjin, thonë, he fale e shkoni në shtëpi se ka ndryshu ai.
E bajnë gratë e ngrata, dhe mbas disa muejsh i përcjellim për në banesën e fundit.
Më fal miku jem, ndoshta edhe ti më sheh i habitur, por sot një grue, një nanë, një jetë tjetër mrenda saj, përcillen në banesë të fundit.
E na do të çirrena sot pafund dhe të pafuqishme do biem në darkë në një shtrat, plot me pasiguri, a do të zgjohena nesër?
ObserverKult
Lexo edhe: