Në vendin tonë i vrasin gratë, miku jem!

arjola zadrima me t'dashtë

Në vendin tonë i vrasin gratë miku jem. E sot forumet, lëvizjet, grupet online kanë me u çjerrë tuj kërku drejtësi.

Nga Arjola Zadrima

Sot gratë kanë një dhimbë në gjoks, sot vajzat kanë një pasiguri ma shumë.
Jo veç sot, por ma shumë sot.
Burrat e kalojnë si një lajm të zakonshëm. Jo të gjithë. E kapërdijnë pa ju vra stomakun. E lexojnë si lajm e sapo u kalon përbri të hedhin ndonjë fjalë të pakëndshme.
Unë në rrugët e qytetit tem, disi lexova do tituj gazetash ku vrasësi cilësohet si i sëmurë mendor.
Po kush ja u thotë fëmijëve këtë?
Pronave?
Njerëzve të afërt, atyne që nuk duen me jetu ma?
Kush?
Shikjo miku jem asnjiherë nuk e kam kuptu pse në Shqpni të sëmurët mendorë vrasin gra?
E çuditshme, e jo vetëm.
Ende nuk e kam kuptu pse sa herë troket në dyert e drejtësisë një pjesë e mirë e atyne që zbatojmë ligjin, thonë, he fale e shkoni në shtëpi se ka ndryshu ai.
E bajnë gratë e ngrata, dhe mbas disa muejsh i përcjellim për në banesën e fundit.
Më fal miku jem, ndoshta edhe ti më sheh i habitur, por sot një grue, një nanë, një jetë tjetër mrenda saj, përcillen në banesë të fundit.
E na do të çirrena sot pafund dhe të pafuqishme do biem në darkë në një shtrat, plot me pasiguri, a do të zgjohena nesër?

ObserverKult


je dashnia

Lexo edhe:

KANË FRIKË NGA GRATË E FORTA…RRËFEN ARJOLA ZADRIMA

Përveç se me poezi, përkthime dhe me emisionin e saj “Pena e Shkodrës”, Arjola Zadrima shpesh sjell për lexuesit edhe rrëfime të shkurtëra mbushun urti jetësore.

Ju ftojmë ta lexoni një prej tyre:

Njerëzit kanë frikë nga gratë e forta!

Nga Arjola Zadrima

Mu kujtu im shoq, sonte.
Po kthehesha pak ma parë , në kamë. Ma shumë tuj shiju ecjen, freskinë e mramjes, rrugicën e boshatisun. Gjendesha e zhytun në habitatin tem.
Mbas do minutash ndjeva hapa mbas vetes.

Ajo ndjesia e sikletit sikur shtohej, por mu kujtu Franci. Kishte net kur kthenim vonë , dhe po kështu ndodhej ndokush mbas nesh. Unë kisha frikë aso kohe, ndërsa ai mundohej me m’qetësu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult