Nëna, qenia më e dashur në botë….Sa e sa thënie i janë kushtuar këtij engjëlli. ObserverKult ua sjell disa thënie nga personalitete të njohura që flasin për të:
1.Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë./Rumi
2.Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet./ Erich Fromm
3.Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!/Abraham Lincoln
4.Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!/William Makepeace Thackeray
5.Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!/George Eliot
6.Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët./ Arlene Benedict
7.Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj./ Sophia Loren
8.Dashuria e nënës nuk vjetërohet kurrë./ Seneka
9.Dashuria e nënës të çliron./ Maya Angelou
10.Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë. /Johann Heinrich Pestalozzi
11.Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!/ Arlene Benedict
12.Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!/ Robert Browning
13.Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!/ Napoleon Bonaparte
14. Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje./ Balzak
15. Nëna: banka që depozituam të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet tona./ Talmage
Përgatiti T.K/ ObserverKult
—————–
Kliko edhe:
“NËNA FOTO NUK KA”, POEZINË E PETRIT RUKËS E INTERPRETON ZAMIRA KITA
Nëna foto nuk ka veç asaj të pasaportës
që gjendet dhe në varrin e saj, ku u fal.
Shteti veç njëherë e dërgoi fotografin
për robërit e tij
deri lart në mal…
Ja sa ta të rris dhe këtë fëmijë
unë e mjera,
sa t’i ndërroj këto këpucë të vjetra,
fotografi nuk kaloj më kurrë asaj ane…
qyteti më tej katër kilometra…
Kur rriti mua, të gjashtin, rrudhat
i kishin zbritur hartën e Shqipërisë
nga balli tek mjekra,
po ajo nuk qau që unë të mos e shihja;
“Ç’e dua një foto tani… unë e zeza?!”
Për poezinë e plotë dhe interpretimin kliko KETU
ObserverKult