Nënë Tereza: Dashuria është e vetmja përgjigje për vetminë…

ObserverKult ua sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

I mërzitshëm është ai njeri që të heq vetminë pa të bërë shoqëri./ Gian Vincenzo Gravina

Nëse je i trishtë kur je vetëm, ka gjasa të jesh në shoqëri të keqe./ Jean-Paul Sartre

Dashuria është e vetmja përgjigje për vetminë./Nënë Tereza

I urrej personat që vjedhin vetminë time, pa më dhënë në këmbim një shoqëri më të mirë./ Friedrich Nietzsche

Të ndihesh vetëm është si të rrish ballë për ballë me vdekjen./ Rocco Scotellaro

Sidomos kur je vetëm e kupton avantazhin e të jetuarit me dikë që di të mendojë./ Jean-Jacques Rousseau

Kur je vetëm nuk mund të të tradhtojë askush./ Brandon Sanderson

Muzika është shpikur për të pohuar vetminë njerëzore./ Lawrence Durrell

Miqësia nuk ka nevojë për fjalë: ka një vetmi brenda saj, por na liron nga ankthi i izolimit./ Dag Hammarskjold

Nuk ka vetmi më të madhe sesa vetmia e një dështaku. Dështaku është i huaj edhe në shtëpinë e vet./ Eric Hoffer

Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë./ Charles Bukowski

/ObserverKult