Nga kjo skenë me sy të kërkoj
a do të vish jo, jo se di
më lëndove pa të drejtë
por unë me ty nuk mbaj dot mëri
Ti mos dëgjo kur të thonë nuk të do
kur të thonë është artiste e adhurojnë me mijëra sy
ti më beso, zemra s’di të gënjejë
rreh ajo veç për ty dhe largon çdo xhelozi
Ja ja ti vjen unë këngën po filloj
tek unë vështrojnë plot sy të dua vetëm ty
ja ja ti vjen ti vjen unë këngën po filloj
dhe zemra flet me këngë se po të fal
fal zemra çdo rrahje notë muzike
këngë e saj jo-jo nuk ndalet
ti dëgjoje ajo për ty thurr vargje
ndaj ti mëso këngën e saj
Ja-ja ti vjen, ti vjen, ti vjen.
LEXO EDHE: NERTILA KOKA & BASHKIM ALIBALI: FJALËT BEFAS DOLËN THASHË TË DUA…(TEKSTI DHE KËNGA)