ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Për çfarë shërbejnë puthjet që nuk jepen? /Vivian Lamarque
Mos lejo kurrë që një marroq të të puthë apo që një puthje të të marrosë. /Mardy Grothe
Puthja e parë është një grabitje. /Ramón Gómez de la Serna
Çasti më i bukur i dashurisë, i vetmi që na deh tërësisht, është ky prelud: puthja. /Paul Géraldy
Jam i lumtur që kam puthur gratë, që kam ecur mes luleve e që kam pushuar mbi bar. /Sergej Esenin
Puthja e parë është magjike, e dyta është intime, e treta është rutinë. /Raymond Chandler
E vetmja gjuhë universale është puthja. /Alfred de Musset
Një puthje e ligjshme nuk do të vlejë kurrë sa një puthje e vjedhur. /Guy de Maupassant
Në një puthje do të gjesh gjithçka që s’të kam thënë. /Pablo Neruda
Zhurma e një puthjeje nuk është aq e fortë sa ajo e një topi, por jehona e saj zgjat shumë më tepër. /Oliver Wendell Holmes
Një puthje mund të jetë një presje, një pikëpyetje ose një pikëçuditëse. /Mistinguett
E ëmbël është gjithçka më thua, por më e ëmbël është puthja që të vodha. /Heinrich Heine
Buza e puthur nuk e humbet fatin, por e ripërtrin, ashtu si hëna. /Giovanni Boccaccio
Një puthje mund të shkatërrojë jetën në mënyra të ndryshme. /Oscar Wilde
ObserverKult
————————————————————————————————–
Lexo edhe:
“KUR VDESIN TË VDEKURIT? KUR TË HARROHEN…” DHE THËNIE TJERA PËR VDEKJEN
ObserverKult ju sjell disa thënie që flasin për vdekjen. Ju ftojmë t’i lexoni:
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare
Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello
Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas
Vdekja ia mësyn vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon. – Edward Counsel
Të vdekurit tonë nuk…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult