“Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen…” dhe thënie tjera për vdekjen

vdekja thenie për vdekjen

ObserverKult ju sjell disa thënie që flasin për vdekjen. Ju ftojmë t’i lexoni:

Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare

Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello

Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas

Vdekja ia mësyn vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon. – Edward Counsel

Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. – George Eliot

Ne jetojmë ashtu siç vdesim, dhe ne vdesim ashtu siç jetojmë. – Edward Counsel

Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen. – Laura Esquivel

Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri. – Philip Moeller

Përderisa mund t’i shmangemi jetës, vdekjes jo. –
Dean Koontz

Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. – Martin Luther King, Jr.

Vdekja nuk është gjë tjetër veç kthim i ynë nga koha në përjetësi. – William Penn

Jeta është e rëndë. Pastaj ti vdes. Pastaj ata të hedhin baltë fytyrës. Pastaj të hanë krimbat. Jini mirënjohës që ndodhë në këtë renditje. – David Gerrold

Askush nuk mund të thotë me bindje se do të jetë gjallë nesër. – Euripidi

Disa njerëz janë gjallë thjesht sepse është kundër ligjit t’i vrasësh ata. –
Edward W. Howe

Disa njerëz aq shumë frikësohen nga vdekja saqë asnjëherë nuk fillojnë të jetojnë.
– Henry Van Dyke

Të vdekurit nuk mund të vajtojnë për drejtësi. Është detyrë e të gjallëve ta bëjnë atë. –
Lois McMaster Bujold

Kur besimi është humbur, kur nderi ka vdekur, njeriu ka vdekur. – John Greenleaf Whittier

Kur të vdesësh, ke vdekur. Kaq. –
Marlene Dietrich

Nuk mund të ndalojmë së jetuari sepse të tjerët kanë vdekur. –
Richelle Mead

Secili do të vdesë një ditë, vetëm jepju atyre kohë. –
Neil Gaiman

Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e saj. –
Haruki Murakami

Nuk frikësohem nga vdekja; vetëm nuk dua të jem aty kur të ndodhë. –
Woody Allen

Dhembja dhe vdekja janë pjesë e jetës. T’i refuzosh ato është të refuzosh vetë jetën. –
Henry Havelock Ellis

Nuk frikësohem nga vdekja, frikësohem të jem gjallë pa qenë në vetëdije për të. –
Epica

Vdekja është më universale se jeta; të gjithë vdesin, por jo të gjithë jetojnë. –
A. Sachs

ObserverKult

______________________

Lexo edhe:

KUNDERA: NUK MUND TË JENI TË DASHURUAR DHE TË MENÇUR NË TË NJËJTËN KOHË!