Nëse do ta takoja do t’i thosha vetëm: Faleminderit Adriano Celentano

Nga Denis Dyrnjaja

Adriano Celentano mbushi 85 vjeç. Çdo frymor i kësaj bote ka orën e vet biologjike. Por janë disa personazhe të një niveli si Celentano që nuk kanë as orë, as kohë sepse ata janë të gjithëkohshëm.

Për këtë personazh është edhe më kuptimplotë ky cilësim, pasi ai është i idhulluar nga shumë breza, i njohur në Itali e jashtë saj, deri në Amerikë.

Celentano është njeriu fjala e të cilit në këngë e muzika e të cilit në tru të nguliten si një tatuazh virtual.

Ai është gjeneralist se pëlqehet edhe nga bashkëmoshatarët, por edhe nga paramoshatarët apo pasmoshtarët e tij.

Këngët e tij nuk janë thjeshte grup fjalësh apo melodi, por janë mesazh, madje nuk është e tepruar të thuash edhe filozofi per jetën, politikën dhe një pasion i pandalshëm për t’u ndjerë gjithnjë plot me dashuri.

Ai është aktor brilant dhe një ndër mesazherët më të fortë të shoqërisë italiane. Celentano ka arritur në mënyrë të jashtëzakonshme të kapërcejë muret e artit për të qenë edhe një influencues në jetën e italianëve, duke patur në themel të karakterit të tij antikoformizmin.

Celentano është një simbol i forcës identitare dhe referenciale që krijon një artist i dimensioneve dhe kalibrit të tij për shoqërinë. Por një lidhje shumë specifike kemi edhe ne shqiptarët me të.

Muzika e tij dëgjohej edhe në kohën e diktaturës, madje ishte një ajër modernist i cili penetronte në ftohtësinë sta liniste që induktonin, ose për thënë më saktë impononte në shoqëri “vija e masave” dhe ideologjia anti liri që promovimin sekretarët e partisë dhe i gjithë zinxhiri i teveqelëve të indoktrinuar, të cilët ecnin me versionin bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë dhe duam të bëjmë ne.

Se Celentano ishte aq brilant, sa kishte arritur të thyente edhe regjimin e teveqelëve indoktrinarë me shokët sekretarë, sa të bënte që edhe ata të mbyllnin njërin sy kur vinte puna te muzika italiane e veçanërisht ajo e përfaqësuar nga Mina, Batisti apo Celentano e cila dëgjohej edhe njerëzit e thjeshtë edhe nga shokët e boshtit ideologjik komunist se forca e artit ka fuqinë dhe magjinë të depërtojë në çdo pengesë fizike ose ideologjike qoftë ajo.

Celentano e kishte arritur këtë sukses në Shqipëri edhe pse ai as nuk e ka ditur asokohe ndikimin e tij aq të fortë në vendin fqinj, dritaren e vetme nga cila shqiptarët arrinin të shijonin virtualisht pak liri.

Pra ky njeri arriti përmes artit të thyej edhe një diktaturë të hekurt proletare si ajo që u kalçifikua për gati gjysmë shekulli në Shqipëri e vazhdon edhe sot të ndiqet me po aq interes edhe nga brezi i ri.

Sepse arti i vërtetë nuk ka moshë, për rrjedhojë edhe ora biologjike humb sensin e saj për artistë si Celentano.

Për të gjitha këto personalisht nëse do më rastiste ta takoja do doja t’i thoja vetëm dy fjalë:

FALEMINDERIT ADRIANO!

ObserverKult


Shpresoj te jetoj edhe pak - adriano celentano

Lexo edhe:

FJALËT PREKËSE TË ADRIANO CELENTANOS: “SHPRESOJ TË JETOJ EDHE PËR PAK…”

Adriano Celentano është një këngëtar italian i njohur nga të gjithë për këngët e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh tepër frymëzues.

Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisë përfundojnë.

Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës.

Sikurse edhe e thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtë jetë, “të kemi bërë” plane për jetën tjetër, ama sërish kemi shpresën të jetojmë pak më tepër në këtë botë.

Sado që Celentano shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult