Nëse nuk arrin çfarë dëshiron, kjo është shenja që nuk e dëshiron mjaftueshëm…

Rudyard Kipling ishte gazetar, tregimtar, poet dhe romancier anglez. Lindi më 30 dhjetor 1865 në Indi, vend i cili ka ndikuar shumë në veprën e tij. U nda nga jeta më 18 janar 1936 në Londër.

Kiplingu është fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1907. “Libri i Xhunglës” dhe “Njeriun që donte të bëhej mbret” janë dy ndër librat më të pëlqyer nga lexuesit e vegjël.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të Rudyard Kipling:

Nëse nuk arrin çfarë dëshiron, kjo është shenja që nuk e dëshiron mjaftueshëm.

Kemi një million arsye për të humbur, por asnjë justifikim.

Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës.

Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët.

Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë.

Nga gjithë gënjeshtrat nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARETHA FRANKLIN: NDONJËHERË ATË QË PO KËRKONI, TASHMË E KENI…