Poezi nga Simona Vinci
Nëse s’do ta kisha pasur këtë dashuri, kurrë s’do ta kisha njohur dashurinë,
i them vetes.
S’do të kishte asnjë kujtim që mund të më lëndonte kaq në thellësi.
Ndoshta, thjesht, do kisha vazhduar të mos dija kurgjë për dashurinë.
E, përkundrazi, diçka di.
Di që kalon. Di që mbaron.
Që zhgënjen. Që mashtron.
Që gërryen. Që avullon.
Që është një pellg me ujë të kthjellët dhe më pas i ndotur.
Që është një lëng bërë nga ujth trupash.
Që është ligësi. Ëmbëlsi.
Që beson se ka mbaruar dhe mandej kthehet.
Që është e paepur
edhe nëse ligështohet çdo çast që kalon.
Di që është e pamposhtur.
E kjo s’ mund të thuhet.
Ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe: