Nëse urreni dikë, atëherë ai ju ka mundur…

Konfuci

ObserverKult ua sjell disa thënie të Konfucit:

Mos u nis të bësh mirë nëse nuk je i përgatitur për mosmirënjohjen.

Ai që kërkon të sigurojë të mirën e të tjerëve, të vetën e ka siguruar tashmë.

Mos ua bëj të tjerëve atë që s’do që të tjerët të ta bëjnë ty.

Mos bëj gjëra, për të cilat, herët a vonë do të pendohesh!

Mëso të shkuarën nëse do të dish të ardhmen.

Para se të nisësh rrugëtimin e hakmarrjes, hap dy varre.

Respekto veten dhe të tjerët do të të respektojnë ty.

Nëse urreni dikë, atëherë ai ju ka mundur.

Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon.

ObserverKult

———

Lexo edhe:

BEKIM FEHMIU U ÇUDIT KUR VIZITOI SHQIPËRINË: PSE NË FUSHA PUNOJNË GRATË?