Nëse vizitoni Koloseun, mos bëni gabimin e këtij turisti! Rrezikoni dënim me burg dhe gjobë të majme

Një turist, i cili u filmua duke gdhendur emrat e tij dhe të dashurës të tij në Koloseun në Romë, ka ngjallur shumë zemërim në Itali.

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, thotë se turisti duhet të identifikohet dhe të ndëshkohet për veprimin e bërë.

Sangiuliano e përshkroi veprimin e turistit si “të padenjë dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”.

“Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paftyrësie të madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseun, për të gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës.

Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, shkruan ministri Sangiuliano.

Nëse turisti kapet, ai rrezikon një gjobë prej 15,000 € dhe mund të dënohet me burg, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Pamjet e turistit janë shfaqur në internet, i cili shihet duke përdorur një sërë çelësash për të lënë shenjat e tij në ndërtesën, e cila është pothuajse 2000 vjeçare.

Me të dashurën e tij në krah, ai shkruan “Ivan + Hayley 23” përpara se të kthehet dhe të buzëqeshë para kamerës./tvklan.al

ObserverKult


koloseumi

Lexo edhe:

KOLOSEUMI I ROMËS, 10 FAKTE INTERESANTE…

Bukuria madhështore e Koloseumit bie në kontrast të fortë me numrin e përballjeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur aty. Koloseumi ka ndryshuar gjatë shekujve, pse? Dhe mbi të gjitha, çfarë misteresh fsheh?

Në vazhdim mund të lexoni fakte që nuk i keni ditur rreth Colosseumm-Rome:

Përmasat

Koloseumi është një ndërtesë eliptike 189 metra e gjatë dhe 156 metra e gjerë. Kjo duke mbuluar një sipërfaqe prej 24,000 metra katrorë me një lartësi mbi 48 metra.

Ka rreth 80 hyrje. Mund të strehojë 50 mijë spektatorë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

Observerkult