Pllaka 4000-vjeçare që zbulon 11 qytete të humbura të lashtësisë

Arkeologët kanë identifikuar kohë më parë vendndodhjen e 11 qyteteve të humbura, në sajë të një tabele balte 4,000-vjeçare, e krijuar nga tregtarët e lashtë në Perandorinë Asiriane.

Tabelat u zbuluan në Turqinë e sotme, në një qytet të lashtë të njohur si Kanesh. Pllakat e baltës tregojnë detaje të tregjeve nga mbretëria e Asirisë, raportoi Uashington Post.

Përkthimi i kujdesshëm i teksteve antike ka zbuluar diçka që arkeologët kurrë nuk e kishin pritur: Vendndodhjet e qyteteve të lashta që kanë humbur prej kohësh nën rëra.

Shkruar në shkrimin e lashtë kuneiform – të zhvilluar nga Sumerianët e lashtë – pllakat detajojnë një sërë transaksionesh biznesi, llogari, vula, kontrata, dhe madje edhe çertifikata martesore.

Siç raportohet, zbulimi ka potencialin për të ndryshuar kuptimin tonë për Perandorinë e lashtë asiriane.

Pas deshifrimit dhe mbledhjes së të gjithë informacionit, studiuesit filluan të përshkruanin vendet e mundshme të përmendura në pllakat e baltës: të dhënat tregojnë distancën midis qyteteve të Mesopotamisë të zbuluara tashmë nga arkeologët, nga ata që nuk i kanë gjetur ende.

Pllakat e lashta të baltës kanë zbuluar se Kaneshi, dikur një vendbanim i vogël tregtar, përfundimisht u bë një nga vendet më të rëndësishme tregtare të rajonit.

Tabletat ofrojnë një udhëtim në të kaluarën, pasi ato detajojnë se si qyteti i Kaneshit ishte një “ekonomi e lulëzuar e tregut”.

Pllakat e argjilës kanë ndihmuar zbuluesit për të zhvilluar një mënyrë inovative për të identifikuar vendndodhjet e qyteteve të lashta.

Të dhënat e lashta kanë lejuar ekspertët të zhvillojnë të ashtuquajturin “modeli i gravitetit strukturor”, i cili ofron një vlerësim se ku mund të gjenden qytetet e humbura./Bota.al