Neviana Shehi: Migjeni në prag të mendimit

Ka net që Migjeni më vjen në heshtje
jo si hije poetësh
por si pyetje: ç’ështe njeriu?

Kur fjala i ngel në buze
e shpirti kërkon një emër tjetër
për dhembjen
ai ulet pranë meje
si një mendim i lashtë
që nuk njeh kohë as trup
veç rrotullimin e pashpjegueshëm
te vuajtjes në zemër të botës.

Mjerë njeriu
me pëshpërit i dëshpëruar
jo se posedon pak
por se nuk e di ç’është.

Dhe fryma e tij më kujton
se varfëria e vërtetë
nis nga brenda.

Në duar mban një libër transparent
libër ku kapitujt janë
ide që nuk shkruhen
por rriten e rriten
derisa marrin krahë
për të ikur prej nesh
dhe bëhen histori…

Kërkoj në dritë
si në një matës të padukshëm
të së vërtetës.

Kur agimi ceku dritaren time
Migjeni ish larguar pa zhurmë
si mendimi që gjen përgjigjen
dhe nuk ka më nevojë të flasë.

ObserverKult


Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA NEVIANA SHEHI