Nexha Reçica: Magjia e puthjes

E ëmbël magjike
tronditëse pushtuese
kurrë e provuar.

Puthja jote
në buzët e mia
përherë e freskët
përherë e zjarrtë
përherë ëndrrimtare.

Unë
me puthjen tënde
jetoj

Ti
ngado që të shkosh
nëse do të kthehesh
zjarrin e puthjes sate
do ta gjesh
në shkrumin
e buzëve të mia.


Lexo edhe:

BALIL GJINI: POEZIA ËSHTË NJË MASAZH DHE JO NJË MESAZH…