Nexha Reçica: Me dritë dielli të kujtojmë ndër brezni

Poezi nga Nexha Reçica

(përkushtim për atdhetarin Adem Gllavica)

E ku ta gjejmë rrugën pos te rrënja jote
E në rrashtën e ADN-së sate të
kujtojmë atdheun.
Kahdo të degdisemi gjaku yt
mbetet arbëror
E kudo të fundosemi prapë fjala jote na mbetet timon.

Kur drita e diellit bënë rreze mbi Arbëri
Vepra jote na bënë me kod të besës
Kujtojmë rrugëtimin tuaj në botën me hile
Veç besa Juaj e dimë se ishte besë At-dheu.

Me dritë dielli të kujtojmë ndër brezni
Si një kala e mbushur me plotë dashuri
E fjalën tënde e kemi bërë një gur besatimi
Kur dielli lind në Gllavicë ka ngrohtësinë tënde.

14 shtator 2023

ObserverKult


Lexo edhe:

NEXHA REÇICA: SYTË E TU

Janë det i qetë
që më merr në përqafim
kur unë notoj.

Janë të etur
edhe atëherë
kur janë në lumë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

NEXHA REÇICA: TI MË THËRRET

Ti më thërret
atje ku dielli fshihet
prapa një universi tjetër,
Atëherë kur të vegjël ishim
E s’dinim t’i tundeshim heshtjes.

E sotmja mes ëndërrash
si shenjë në ballë më rri,
Kur ti ndizesh në mall
përsëri më thërret
E se di as vet se nga tretesh?!

Poezinë e plotë e gjeni KËTU