Nexhmije Hoxha dënoi shoqen që e mbajti me bukë, historia e vërtetë dhe e dhimbshme e “Vajzat me kordele të kuqe”

Nexhmije hoxha

Gazetari Dashnor Kaloçi ka realizuar kohë më parë një intervistë më Tomorr Dostin. Tomorr Dosti është i biri i Hasan Dostit, ish-kreut të Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të dalë nga Konferenca e Mukjes në vitin 1943. Ai ishte eksponent kryesor i organizatës nacionaliste, “Balli Kombëtar”, në fundin e vitit 1944, u detyrua të largohej nga Shqipëria prej hakmarrjes së Enver Hoxhës, dhe të vendosej në SHBA.

Atje për shumë vite drejtoi “Komitetin Shqipëria e Lirë”, këtë komitet e financonte dhe e mbështeste qeveria e SHBA-ve. Hasan Dosti ka një histori të trishtë familjare. kjo daton që para Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdon edhe më tej për 8 dekada me radhë.

Po ç’është kjo histori?

Në fakt bashkëshortja e Enverit është përfolur se ka patur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e Enver Hoxhës gjatë kohës së diktaturës. Kjo është një nga ato histori ku Nexhmije Hoxha thuhet se ka qenë e pamëshirmshme me miken e saj më të ngushtë, miqësi që Nexhmija nuk është kursyer as ta realizojë një film siç është ai i “Vajzat me kordele të kuqe”.

Historia e panjohur e “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90-vjeçarit Tomorr Dosti, ai ishte i biri i Hasan Dostit, ish-Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës nën pushtimin italian, gjithashtu edhe kreu i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar i dalë nga Konferenca e Mukjes.

Ai në ’44-ën u largua nga Shqipëria bashkë me Midhat Frashërin dhe u vendosën në SHBA. Pas vdekjes së Midhati më 1949, ai drejtoi për shumë vite Komitetin “Shqipëria e Lirë”, u mbështet nga qeveria e SHBA-ve, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në të gjitha Kongreset e “Popujve të robëruar” që mbaheshin në Europë dhe SHBA.

E gjithë historia tragjike e familjes së Hasan Dostit, njeriun që mori me vete Enver Hoxhën në vitin 1936 në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit, duke i dhënë të lexonte edhe fjalimin e tij nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës.

Për afro shtatë vite nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe ajo e pushtimit të vendit, mbajti në shtëpinë e tij në Tiranë, Nexhmije Hoxhën, gjithashtu dhe Nefo Puto Myftiun e Naxhije Dumen, shoqe klase të bijës së tij, Shanisha Dostit, për të cilat vite më vonë u realizua filmi “Vajzat me kordele të kuqe”!

Së pari, Nexhmije Hoxha para se të ishte “vajza me kordele të kuqe”, kishte qenë me “kordele të zezë”, ajo si anëtare e Partisë Fash iste, gjë e cila ka dalë dhe është bërë publike vetëm pas viteve ’90-të (nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Rendit, historiani i njohur, Kastriot Dervishi”).

Së dyti, “Zonjusha Gajtani” personazhi negativ te “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk ka qenë një vajzë spiune ashtu siç ka dashur dhe ka baltosur, Nexhmije Hoxha. por ajo ishte një nga shoqet e veta më të ngushta. Përgjatë gjithë kohës ato ishin bashkë në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” në Tiranë e, kjo është krejt e kundërta e asaj çka paraqitet në atë film!

Madje ajo, jo vetëm që nuk i ka spiunuar kurrë shoqet e saja, “vajzat me kordele të kuqe”, por i ka mbajtur ato me bukë në shtëpinë e saj, si gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ashtu dhe gjatë pushtimit të vendit, ku edhe pse ato ishin “të reja komuniste”, i priste në shtëpinë e saj ku dhe bënin mbledhje, ndërsa babai i saj, ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë e asaj kohe./aktoret.com

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

SI U FRIKËSUA NEXHMIJE HOXHA PAS RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËS?

ObserverKult