Ma fal atë buzëqeshje, që e ëndrroj n’vetmi,
Ma fal atë buzëqeshje, e më mbush lumturi,
Asgjë nuk më ka mbetur, tani t’gjitha i humba,
Dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua…
E kujtoj atë takim, me lotët e dashurisë
Jetoj në atë përqafim, që ma dhurove ti!
Kaluan shumë kohë, vite të tëra ndër ne,
Ti ike shumë larg, pa më thanë ku je,
Asgjë nuk me ka mbetur, tani t’gjitha i humba
dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua!
E kujtoj atë takim, me lotët e dashurisë
Jetoj në atë përqafim, që ma dhurove ti!
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
NEXHMIJE PAGARUSHA: BIEN TUPANET N’KATËR ANËT (TEKSTI DHE KËNGA)