O moj bukuroshe,
Synin kur ta pashë,
Rrugës kur kalojshe
Dy, tri fjalë t’i thashë.
Hajde, shpirto ti,
Hajde, shpirti im,
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë.
Dy, tri fjalë të ambla
Për dashninë e parë.
S’bashkut me të tana
Zemrën ty ta dhashë.
Hajde, shpirto ti,
Hajde, shpirti im,
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë.
ObserverKult
Përveç këngës O moj bukuroshe, ju ftojmë të dëgjoni edhe këngën Baresha, teksti i së cilës është shkruajtur nga Rifat Kukaj, ndërsa muzika e komponuar nga Rexho Mulliqi.
Baresha konsiderohet si kënga më identifikuese e bilbilit Nexhmije Pagarusha.
NEXHMIJE PAGARUSHA: BARESHA (TEKSTI DHE KËNGA)
Hej, kam rrit shtatin
ndër këto male
bashkë me qingja e me dele
me bylbylat ndër zabele
mbas kumbonës, lojë e gzime
si shqiponja ime.
O era lun’ me barin
o eni shoqe t’lozim
…
Për tekstin e plotë dhe videon Klikoni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
KRIJOHET “KOPSHTI NEXHMIJE PAGARUSHA” NË TIRANË
Para se të ndahej nga jeta, diva e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha kishte shprehur dëshirën të bëhej pjesë e nismës “Dhuro Pemë për Tiranën”. Një grup artistësh nga Kosova si Sabri Fejzullahu, Shyrete Beluli, Shpresa Gashi, Enkeleda Arifi, Violetë Kukaj, Learta Jakupi, Majlinda Kelmendi, Valbona Petrovci, Shemsie Dermaku, Aferdita Hoxha, iu bashkuan të shtunën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në mbjelljen e pemëve te parku i liqenit në Tiranë që do të mbajë emrin “Kopshti Nexhmije Pagarusha”, duke çuar njëherësh në vend një nga amanetet e Nexhmije Pagarushës e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU