Nexhmije Pagarusha: Ti t’mos ishe, nuk do t’ishte as kjo kangë (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Dashuro”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha.

Ti – të mos ishe,
nuk do t’ishte as kjo kangë.
Ti – po t’mos ishe,
unë as vujtjet s’kisha njoftë.

Dritë – të mos kishte pasë
E di -me sy mbyllur do t’kisha pa.

N’mot – kam marrë rrugën
e t’harroj për s’gjalli ty.
Se edhe ty – urrejtja nji ditë ka për t’hy.

M’dashuro – me zemër,
rrjedh si lot
Përqafo – tëre botën sot.

M’dashuro – o çapkën i vendit tim
le t’ shpërthej çdo gja me gzim.

nexhmije pagarusha baresha teksti

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë më 7 shkurt të vitit 2020.

ObserverKult


Lexo edhe:

NEXHMIJE PAGARUSHA: E DEHUN JAM (TEKSTI DHE KËNGA)