Repertoari i bilbilit të këngës, Nexhmije Pagarusha është i begatshëm dhe vështirë mund të përcaktosh se cila prej këngëve të saj të godet më shumë.
Kryesisht e identifikojnë me “Bareshën”, por ka edhe aq shumë këngë tjera që mbajnë vulën e zërit të saj, sa që nuk shijojnë kur i dëgjon të kënduara nga dikush tjetër.
Sot kemi përzgjedhur këngën “Unë ty moj të kam dashtë”, kënduar mjeshtrisht nga Nexhmije Pagarusha.
Ju ftojmë ta ndiqni videon, dhe ju sjellim edhe tekstin për ta shijuar të plotë:
Unë ty moj të kam dashtë
Prej së vogli, deri n’pleqni
S’të erdhi keq, me më lanë,
E të marrish tjetër njeri?
Sytë e mi ma s’po shikojnë
Qajnë e rrjedhin si burim.
Ah moj zemër, shumë durove,
Digju, kallu, hajde bre shpirti im!
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
ANTON ÇETTA: DO TË VIJ PRAPË, POR PËR NJË PUNË TJETËR, EDHE MA TË MADHE SE KJO