Akademik Rexhep Qosja: Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!

Rexhep Qosja

Nga Rexhep Qosja

“Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!
Arkivat janë magazinat e lavdive!
Arkivat janë bodrumet e prishësive!
Arkivat janë përcaktues të mendimeve të historisë!
Arkivat janë bibliotekat e historisë!
Arkivat janë enciklopeditë e historisë!
Arkivistët janë prokurorët e heshtur të historisë!
Arkivistët janë gjykatësit e heshtur të historisë!
Arkivistët janë dëshmorët e historisë!
Arkivistët janë heronjtë e historisë!
Qe, sa mirë, unë si përkthyes arkivist jam edhe dëshmor, edhe hero i historisë! Nuk jam ende, por duhet të bëhem edhe dëshmor, edhe hero i historisë!
Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?”


*Nga romani “Të fshehtat e treguara” 2020

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

Rexhep Qosja: Psikologjia e mediokriteteve

Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijimtarinë letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë letrare mund të jenë të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme natyrisht, të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme mesatare.
Numri i mediokriteteve në letërsitë e vogla kombëtare është, veçmas, i madh, megjithëse opinioni lexues mendon se pikërisht në letërsinë dhe kulturën e tyre nuk ka mediokritete.
Disa prej mediokriteteve të këtyre letërsive e imitojnë me ngulmë letërsinë popullore ose, tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popullor me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkruajnë drama dhe skenarë filmi.
Mediokritetet e këtij interesimi pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por, meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult