Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike/ Historia e Shqipërisë në finalet e Eurovision

Të gjithë ata që e kanë ndjekur ndër vite Eurovision in, e dinë mirë: Shqipëria ka pasur herë suksese që na kanë bërë krenarë, e herë të tjera kemi thënë me plot gojën “kjo është e gjitha gjeopolitike”.

Më poshtë po ju kujtojmë të gjitha rastet kur këngëtarët shqiptarë janë kualifikuar në finalen e madhe, të renditur sipas vendit të arritur:

Ata që na bënë të ndihemi si fitues – edhe pse pa kupë:

Rona Nishliu (2012) – me baladën drithëruese “Suus”, Rona rrëmbeu vendin e 5-të, rezultati më i lartë i Shqipërisë deri më sot. Ajo dhuroi një performancë emocionuese që pushtoi Europën, transmeton ‘anabel’.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Anjeza Shahini (2004) – debutimi i Shqipërisë në Eurovision nuk mund të ishte më i mirë. “The Image of You” u rendit në vendin e 7-të.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Eugent Bushpepa (2018) – me këngën “Mall”, Eugenti dalloi si një nga vokalet më të mirë që ka përfaqësuar ndonjëherë Shqipërinë, duke u renditur në vendin e 11-të. Ai mori shumë vlerësime të larta nga kritikët.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Ata që arritën finalen, por ndoshta meritonin më shumë:

Ledina Çelo (2005) – Pas suksesit të Anjeza Shahinit, Ledina kishte automatikisht një biletë drejt finales. “Tomorrow I Go” kishte dramë, ritëm dhe atë “grintën” tipike të Ledinës. Ajo u rendit në vendin e 16-të.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Juliana Pasha (2010) – Një zë brilant, një performancë plot shkëlqim dhe një këngë që s’kishte asgjë mangët nga ato të vendeve të tjera. Megjithatë, “It’s All About You” përfundoi në vendin e 16-të dhe ne mbetëm me atë ndjesinë “po pse jo më lart?!”.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Të gjitha këngët e mëposhtme janë renditur në vendin e 17-të:

Olta Boka (2008) me “Zemrën e lamë peng” – një baladë e ndjerë që ende e dëgjojmë në momente nostalgjie.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Kejsi Tola (2009) me “Carry Me in Your Dreams” – një performancë ëndërrimtare që s’u vlerësua siç duhet.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Elhaida Dani (2015) me “I’m alive” u prit mirë nga publiku, por kënga nuk pati fat me votat.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Jonida Maliqi (2019) me “Ktheju tokës” – një kombinim epik mes mesazhit të fortë dhe zërit të fuqishëm të Jonidës, që do duhej të kishte shkuar shumë më lart.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Ata që ranë në fund të renditjes (por jo në zemrat tona):

Anxhela Peristeri (2021) me “Karma”, një këngë që ndërthurte traditën, stilin ballkanik dhe vokalin e fuqishëm u rendit në vendin 21.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Albina & Familja Kelmendi (2023) me “Duje” që sollën një formë të re të përfaqësimit në Eurovision.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Shpresat e reja:

Shkodra Elektronike (2025) janë kualifikuar në finalen e këtij viti me këngën “Zjerm” dhe kanë ndezur rrjetin. Tani mbetet të shohim ku do të renditen.

Nga Anjeza Shahini te Shkodra Elektronike: Historia e Shqipërisë

Eurovision 2020, kur Shqipëria do të përfaqësohej me Arilena Arën dhe këngën “Fall from the sky” u anulua për shkak të pandemisë.

Në vijim gjeni listën e këngëtarëve që nuk shkuan në finale. 

Luiz Ejlli – “Zjarr e ftohtë” (2006)

Frederik Ndoci – “Hear my Plea” (2007)

Aurela Gaçe – “Feel the Passion” (2011)

Adrian & Bledar – “Identitet” (2013)

Hersi Matmuja – “One night’s anger” (2014)

Eneda Tarifa – “Fairytale” (2016)

Lindita – “World” (2017)

Ronela Hajati – “Sekret” (2022)

Besa – “Titan” (2024)

ObserverKult


Lexo edhe:

SHQIPËRIA PO SE PO, POR EDHE KËTO SHTETE SHKOJNË NË FINALEN E EUROVISION