E shkuara, e kaluara, e harruara, thonë…ObserverKult ua sjellë disa thënie për të:
Përmes faljes nuk mund të ndryshosh të shkuarën, por me siguri mund të ndryshosh të ardhmen./ Bernard Meltzer
Duhet të përshtatemi me të tashmen ndonëse na duket më e mirë e shkuara./ Baltasar Gracian
Mëso të shkuarën nëse do të dish të ardhmen./ Konfuci
Kam një mosbesim të tillë për të ardhmen, saqë bëj projekte për të shkuarën./ Ennio Flaiano
E ardhmja na mundon, e kaluara s’na lëshon, ja përse e tashmja na rrëshqet./ Gustave Flaubert
Nga e shkuara duhet të marrim zjarrin, jo hirin./Jean Jaures
Ne mund t’i mbyllim hesapet me të shkuarën, por e shkuara s’i mbyll hesapet me ne./ William Shakespeare
Jeta duhet kuptuar duke shikuar nga e kaluara, por jetohet duke bërë përpara./ Soren Kierkegaard
E shkuara është i vetmi realitet njerëzor. Gjithçka është, është e shkuar./ Anatole France
E kaluara më tërheq, e tashmja më gjunjëzon sepse e ardhmja është vdekja./ De Maupassant
E kaluara, nganjëherë, i bën jastekët të parehatshëm./ Federico Moccia
ObserverKult
Lexo edhe:
OSHO: MOS LEJO QË E SHKUARA TË NDËRHYJË, MOS LEJO QË E ARDHMJA TË TË TREMBË…
Është ky sekreti i thjeshtë i lumturisë. Çfarëdolloj gjëje që bën, mos lejo që e shkuara të ndërhyjë, mos lejo që e ardhmja të të trembë. Sepse e kaluara nuk ekziston më, dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende. Të jetosh në kujtime, në imagjinatë, do të thotë të jetosh në mosekzistencë”.
Lexo për më shumë KETU