Osho: Në dashuri mos u bëj lypës, bëhu perandor. Jep.. dhe shiko çfarë do të ndodhë!

jeta osho dashuria është

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Osho:

“Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh”.

“Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qenit vetvetja, cilado qoftë kostoja”.

“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. Jo se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.

“Në dashuri mos u bëj lypës, bëhu perandor. Jep.. dhe shiko çfarë do të ndodhë!”

“Askush nuk është superior, askush nuk është inferior, por është e vërtetë edhe që askush nuk është njësoj. Njerëzit janë thjesht unikë, të pakrahasueshëm. Ti je ti, unë jam unë. Unë duhet të kontribuoj me potencialin tim në jetë, ti me tëndin. Duhet të zbuloj qenien time, ti duhet të zbulosh tënden”.

“Nuk njoh kurajo më të madhe se sa ajo e nevojshme për të parë brenda vetes”.

“Është ky sekreti i thjeshtë i lumturisë. Çfarëdolloj gjëje që bën, mos lejo që e shkuara të ndërhyjë, mos lejo që e ardhmja të të trembë. Sepse e kaluara nuk ekziston më, dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende. Të jetosh në kujtime, në imagjinatë, do të thotë të jetosh në mosekzistencë”.

ObserverKult

Osho

—————————————————————–

LEXO EDHE: Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, do të bësh një jetë bajate…

Çdokush është i mërzitshëm për dikë tjetër. Kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që të mos jesh i mërzitshëm për veten tënde. /Gerald Brenan

Mërzia është një sëmundje ndaj së cilës kënaqësia është më shpesh shkaku se kura./Edme-Pierre Beauchene

Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, do të bësh një jetë bajate./Mathias Malzieu

Ka njerëz aq të mërzitshëm saqë ta prishin gjithë ditën për pesë minuta./Jules Renard

TEKSTIN E PLOTË ME THËNIE MUND TA LEXONI KËTU