Nga tradita arbëreshe/ A keni dëgjuar për “kezën”, a e dini çka është?

Jeronim De Rada e përshkruante kështu, kësulën e veshjes së gruas arbërehe: “Keza është diadema që vërehet në krye të vashës shqiptare ditën e martesës dhe të cilën e mban mandej si nënë në familje, si grua burri dhe si zonjë shtëpie”

Në kulturën arbëreshe, veshjet e ceremonialit dhe elementet shoqëruese janë një pasuri e rrallë.

Secilit detaj i kushtohet një vëmendje e madhe, si në krijim ashtu dhe në mirëmbajtje. Një element i tillë i rrallë për etnografinë është edhe kësula ose siç njihet gjerësisht tek arbëreshët: “Keza”.

Keza, është zakonisht një kësulë në ngjyrë të kuqe ose të gjelbër, prej mëndafshi a prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM VINCA: LETËRSIA SHQIPE NË MAQEDONI MES SHTETIT DHE ATDHEUT