Ngaqë të dua ty, nuk mund të vdes…

Roberto Arlt
Roberto Arlt (26 prill 1900 – 26 korrin 1942)

Nga Roberto Arlt

“Të lutem, më thuaj a ka një det që nuk më pëshpërit fjalët e tua në veshët e mi? Të lutem, më thuaj a ka vend tek unë, ku nuk mund të duket trishtimi? Më thuaj cili është vendi i shtypur në nënkresën time që ti nuk ke mbështetur kokën? Të lutem më thuaj ç’natë do të vish, që të përgjoj gjumin tënd?
Sepse, nëse ti më mungon, nuk mund të jetoj; sepse, ngaqë të dua ty, nuk mund të vdes.”

Roberto Arlt

Në vazhdim mund t’i lexoni edhe disa thënie të Robert Arlt

– Bëni kujdes t’i zgjidhni armiqtë, sepse mund të përfundoni duke u ngjarë atyre.

– Të gjithë shkojmë drejt anonimatit, por mediokrit mbërrijnë më përpara atje.

– Vdekja është një jetë e jetuar, ndërsa jeta është një vdekje që vjen.

– Njeriu është i dashuruar kur kupton se personi tjetër është i veçantë.

– Unë nuk flas për hakmarrje, as për falje, harresa është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje.

– Jetojmë në një kohë kur sinqeriteti përbuzet, kur të vërtetën e vrasin përditë, kur në institucionet më të larta valëvitet flamuri i gënjeshtrës dhe mashtrimit. Prandaj duhet lexuar kjo letër e një autori të shquar argjentinas.

*Titulli i origjinalit: “Më thuaj”

Zgjodhi dhe shqipëroi Bajram Karabolli

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

BAJRAM KARABOLLI: FOLA ME VETEN… PËR T’IA BËRË QEJFIN…