Kur të kenë shkuar vitet, kur të kenë shkuar
Vitet dhe ajri të ketë hapur një gropë
Mes shpirtit tënd dhe timit; kur të kenë shkuar vitet
Dhe unë të jem thjesht një njeri që dashuroi, një qenie që u ndal
Për një çast përballë buzëve të tua,
Një njeri i gjorë i lodhur prej ecejakeve nëpër kopshte,
Ku do të jesh ti?
Oh, bija e puthjeve të mia,
Ku do të jesh?
Përktheu: Erion Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe: